Historiani shqiptar: Njohja e Kosovës nga Vatikani do t’i hiqte Serbisë mundësinë e abuzimit me manastire

Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën, duke hapur mundësinë për të paktën 20 njohje të reja, thotë historiani Ermir Gjinishi.

Ai vlerëson se kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret.

Gjinishi thotë se njohja e Kosovës nga Vatikani do t’i siguronte vendit tonë njohjen nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende të BE-së që nuk e kanë njohur.

“Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin janë shumë miqësore.

Të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës kanë vizituar Vatikanin dhe janë takuar me Papën.

Por vizita e Presidentit Begaj në fillim të këtij muaji pati një veçori. Ai është i pari president shqiptar që kërkon njohjen e Kosovës.

Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Lexo edhe:  Tronditëse: 13-vjeçarja në Prishtinë ngelet shtatzënë, ishte në lidhje dashurie me një 16-vjeçar