Vjosa Osmani krye në vete, nuk e dekreton kryeprokurorin e ri të shtetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në të, ajo ka bërë me dije se nuk do ta dekretojë kryeprokurorin e ri të shtetit, Blerim Isufaj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se arsye e mos-dekretimit janë shkeljet e pretenduara ligjore që janë bërë në procesin e përzgjedhjes dhe rekomandimit.

Gjatë kësaj konference ajo ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial  që të ndjek procedurat ligjore e Kushtetuese sipas saj për përzgjedhjen e një kandidati tjetër.

Lexo edhe:  Dënohet me 25 vjet burgim burri nga Prishtina që vrau bashkëshorten për motive xhelozie