43-vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Itali

Një 43-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, A.R., ka vdekur në vendin e punës në Brescia të Italisë të martën. Sipas mediave italiane, ai ka rënë nga çatia e një magazine në të cilën po punonte bashkë me kolegë.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e menjëhershme të 43-vjeçarit në vendngjarje.

Ai, bashkë me kolegë të tjerë, po riparonin çatinë e magazinës që ishte dëmtuar nga breshri dhe po vendosnin disa panele termike kur shqiptari ka rënë nga një lartësi rreth 7 metra. Punonte qe 10 muaj në atë kompani.

Lexo edhe:  Serbia i arreston dy kosovarë në kufi me Hungarinë, “bën filma” duke i dërguar qindra policë atje