Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Bardhosh, hajnat arrijnë të marrin rreth 1 mijë euro nga punëtorët

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë armatosur ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një pompë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë arritur që nën kërcënimin e armës të marrin rreth 1 mijë euro nga punëtorët.

Menjëherë pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi që aty dhe deri më tani nuk është arritur që të lokalizohet vendndodhja e tyre.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët vijim