Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe relativisht të ftohtë për këtë periudhë kohore.

Mëngjesi në disa lugina mund të jetë me mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa dita me diell dhe kalime të pakta vranësirash.

Temperaturat parashihet të luhaten nga -5 ajo minimale deri në 6 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në mëngjes vende-vende me acar, madje edhe në zonat mesdhetare. Në disa lugina dhe ultësira mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.

Dita vijon me stabilitet atmosferik dhe rritje të temperaturave.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje progresive të temperaturave, por vazhdon acari i mëngjesit. Në disa ultësira dhe lugina mund të ketë krijim të mjegulles, ndërsa të premten një front kalimtar sjellë reshje të dobëta kalimtare në disa rajone të Kosovës duke ulur temperaturat./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksidentohet vetura e Policisë, një zyrtar policor dërgohet në spital