“Lidhne Dimal qenin”, grevisti Sefaj ashpërson gjuhën kundër deputetit të VV-së

Pas përplasjes së deputetit të LVV-së Dimal Bashës dhe kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharajt, ka reaguar Udhëheqësi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, duke e ashpësuar rëndë gjuhën ndaj Bashës.

“Lidhne Dimal qenin!”, ka shkruar Sefaj.

Ai përmes një postimi ka shkruar se pas diskutimeve në Komisionin për Arsim, shihet qartë që qeveria nuk po dëshiron që të përfundojë greva, duke përfunduar me ofendim ndaj Dimal Bashës.

“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet qe qeveria nuk don qe të mbyllet greva“.

Lidhne Dimal qenin!”.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, Basha ka fyer rëndë Jasharajn duke i thënë se e ka kthyer dinjitetin në para.

Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kanë kërkuar “të mos i japë zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në Parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka dhënë Qeveria e Kosovës”.

Kjo fjalosje mes dyshes vazhdoi edhe në korridoret e Kuvendit, aty ku Basha iu drejtua kreut të SBASHK-ut se po mbanë peng fëmijët për 50 euro.

“I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare, për 50 euro po i len fëmijët peng a?” – tha Basha.

Përplasja verbale mori fund kur Jasharaj i tha Bashës: Mos, piskit, deputetët si ti e kanë pru Kuvendin në këtë gjendje”.

Lexo edhe:  Autobusi del nga rruga, vdesin dy persona në Mal të Zi