Gjilan: Në gjendje të dehur i rrahu anëtarët e familjes, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht disa persona.

Me vendim të prokurorit, siç njofton PK’ja, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 05.08.2023 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vikimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.

Lexo edhe:  Nga sot, bota do të ketë 8 miliardë njerëz