Kampioni i botës për meçin Krasniqi-Mohammed: Hajni e ndyrë, turp për Robinin dhe Kosovën

Kampioni i botës në Ju Jitsu, gazetari e aktori i njohur, Vincent Parisi ka reaguar në lidhje me meçin e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi fitoi pasi gjyqtari Rrecaj e ndërpreu meçin, duke aluduar se Nadjib Mohammedi kishte bërë shumë shkelje në ring, andaj fitoren e more boksieri nga Juniku.

Sipas Parisit, kjo fitore e Krasniqit ishte e “vjedhur”, teksa thotë turpi është ndërkombëtar.

“Robin Krasniqi, turp ndërkombëtar, falë arbitrit përndryshe ju e humbisni luftën njëmijë herë, ky boksier i dobët. Nadjib, ti fitove miku im, është një hajni e ndyrë, turp për të dhe për vendin e tij”, shkroi Paris Vincient në Instagram.

Postimi i tij:

Lexo edhe:  Njësia Speciale e Policisë aktivizohet për hetimin e krimit të rëndë në Prishtinë, katër të dyshuarit ende në arrati