Kërset grushti mes miqve në Podujevë – Policia jep detaje për rrahjen mes tyre

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen qytetarët janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike. Në shumë raste personat e përfshirë janë edhe në lidhje miqësie apo farefisnore.

Në një rrahje janë përfshirë dje edhe dy persona në fshatin Letanc të Podujevës, të cilët më pas janë arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, teksa njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë prangosur në flagrancë personat e përfshirë.

Dy të dyshuarit të cilët ishin miq mes vete, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku para hetuesve kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

Lexo edhe:  Mungesë e rrymës në këto vende