Gjendet e vdekur një 24 vjeçare në Mitrovicë, Policia po e konsideron të dyshimtë

Një grua e moshës 24 vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mitrovicë.

Vdekja e saj u konfirmua nga familjarët, shkruan Jepi zë.

Policia po e konsideron si të dyshimtë rastin, për të cilin po vazhdojnë hetimet.

Njoftimi:

Hetim i vdekjes
Sot, rreth orës 17:30,  nga  familjarët e  viktimes është raportuar se brenda banesës  së tyre   në  Miteovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  femër e moshes 24 vjeçare. Hetuesit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Shoferin gjakovar e kap paniku pasi Policia e ndal për kontroll, zbulohet se po e fshehte marihuanën