Hovenieri feston 4 Korrikun në qendër të Prishtinës: Faleminderit Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po e feston ditën e pavarësisë së vendit të tij në qendër të Prishtinës.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në organizimin e Komunës së Prishtinës, ai tha se po ndihet mirë që është këtu.

Ndërkaq, teksa po thoshte se nuk është në shtëpi për t’i parë fishekzjarrët, dikush nga publiku i ndërhyri duke i thënë se “në shtëpi je”, raporton Klankosova.tv.

“Sonte në Prishtinë po ndihem shumë mirë. Sapo hëngra një hamburger të mrekullueshëm, e kemi një koncert shumë të mirë, dhe më kanë thënë se do të ketë fishekzjarrë. Pra, nëse s’mund të jem në shtëpi në SHBA me familjen nën një batanije duke i shikuar fishekzjarrët…”, tha Hovenieri, teksa u “pengua” nga dikush nga publiku, duke i thënë: “Ju në shtëpi jeni”.

Dhe Hovenieri vazhdoi: “… Saktë, jam në shtëpi, në shtëpinë time në Prishtinë. Faleminderit që po festoni me ne, urime 4 korriku, urime Dita e Pavarësisë ShBA, faleminderit Kosovë”.

Lexo edhe:  Raporton në polici për kuletën e humbur, aty takohet me qytetarin që ia kishte gjetur