Gjuajtje me armë në Tavnik të Mitrovicës, Policia rrethon zonën me shirita

Para pak minutash ka ndodhur një gjuajtje me armë në Tavnik të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një i dyshuar ka gjuajtur me armë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazeta, Policia ka rrethuar zonën me shirita.

Mësohet se personi ka gjuajtur me armë në ajër, dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar.

Lexo edhe:  Erdhi për ta parë nënën e sëmurë, publikohen pamje nga vizita e Gucatit