Flet vëllai i Bedri Krasniqit: Si Familje nuk do të ndalemi deri sa të vendosim drejtësi për Bedriun

Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm dhe u lirua në mungesë të provave.

Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 sot u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

Lidhur me këtë ka folur vëllau i Bedri Krasniqit.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor ndaj vëllaut të tij ka zgjatur shumë por që më në fund Drejtësia triumfoi.

Më tutje ai ka thënë se si Familje nuk do të ndalen deri sa të vendosin drejtësi për Bedriun.

Lexo edhe:  Komisioni i Senatit Amerikan kërkon me ngulm vendosjen e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga Serbia