Ndahen 5 mijë euro për familjen e Lulzim Fejzullahut, që u mbyt nga rrahja

Komuna e Podujevës ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove ndihmë financiare për familjen e 18 vjeçarit të vrarë para disa ditësh, Lulzim Fejzullahu.

Në dokumentin e vendimit që është marrë sot dhe mjetet financiare do të dorëzohen në xhillogarinë e vëllaut të Lulzimit, Gzim Fejzullahut.

Ndihma e tillë ishte paralajmëruar edhe para disa ditësh nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai dje bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe disa zyrtarë të tjerë shtetëror qëndruan në familjen e Lulzim Fejzullahut, ku përveç ngushëllimeve, kërkuan edhe drejtësi për rastin që tronditi vendin.

Lexo edhe:  Nëna e 19 vjeçares nga Vinarci: Familja e të dashurit e dinte gjendjen e vajzës që i dha fund jetës