Operacion masiv në Pogradec, sekuestrohen armë, para dhe lëndë narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni është kryer për drogë, armë e kapje të personave në kërkim, ku janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Renea ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po kryen kontroll të detajuar në brendësi të banesës së tij.

Lexo edhe:  IKD: Tetë kandidatë për kryetarë komunash me probleme me ligjin – në krye të listës Sami Lushtaku