Në Skendraj ndezen qirinj në formë të lulëkuqes, në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj janë ndezur qirinjë në formë të lulëkuqes në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë sot në përvjetorin e masakrës së Reçakut.

Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarë, duke përkrahur kështu nismën nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Skenderajt:

Qirinj të ndezur në formën e lulëkuqes dhe heshtje e plotë në Sheshin “Adem Jashari” kanë mbizotëruar sonte në orët e pasdarkes, në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarë, duke përkrahur kështu nismën nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktima e të gjenocidit serb në Kosovë. 🌸

Lexo edhe:  Sulmohet me mjet shpërthyes vetura e zyrtarit policor në Deçan