Gjatë vitit 2023, 5 mijë punëtorë të huaj erdhën në Kosovë

Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit tha  se vetëm vitin e fundit në Kosovë janë punësuar mbi 5 mijë punëtorë të huaj.

Ai tha se fuqia punëtore ka ardhur nga vende të ndryshme si Kina, Filipinet, Bangladeshi.

“Punëtorët e sektorit privat kanë thënë se punojnë më shumë se 8 orë dhe nuk paguhen. Në të kaluarën edhe ka ndodhur, por kohët e fundit, kur ne si aleancë e biznesit kemi kërkuar rritjen e pagave në sektorin privat, rritjen e kushteve për punëtorët dhe kemi kërkuar të kenë në konsideratë fuqinë punëtore më shumë.Tani ka filluar të vijë fuqia punëtore edhe nga Kina dhe nga Filipinet edhe nga Bangladeshi edhe nga Turqia, aktualisht ka mbi 5 mijë punëtorë që kanë ardhur nga jashtë vetëm vitin e fundit. Shumica prej tyre sipas studimit tonë punësohen në Kosovë si tranzit”, tha Agim Shahini në Euronews.

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë ka filluar t’u sjellë shumë telashe kompanive. Shumica e tyre tashmë kanë marrë punëtorë nga jashtë, si nga Bangladeshi, Nepali, India dhe Turqia.

Orari i stërzgjatur i punës, mohimi i pushimeve vjetore, puna pa kontratë, paga e ulët e me vonesa janë ankesat që, ndër vite, kanë shprehur punëtorët e sektorit privat.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë të re mërgimtari, Arben Zeka