Gjilan – merret drogë te stadiumi, Hyseni: Nuk jam sherif, s’mund të merrem me narkomanë

Në stadiumin e Gjilanit, në pikë të ditës është xhiruar një ri duke marrë drogë.

Për rastin ka raportuar Nacionale, në pamjet e të cilëve shihen gjithandej gjakë dhe shirnga – pamje këto që tregojnë se aty merret vazhdimisht drogë.

Për krejt çështje, ka folur edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë narkomania i kalon kompetencat e tij.

“Sa i përkët çështjes së narkomanisë, kjo çështje i kalon kompetencat e mija. Si kryetar i komunës s’e kam të drejtën me u merr me narkomanë”, ka thënë Hyseni.

“Unë nuk mundem me u marrë me çështjem e konsumimit të drogës, i takon policisë”.

“Nëse unë dalë dhe merrem edhe me këto dokuri,edhe i tejkaloj kompetencat edhe bëna një lloj sherifi – çka nuk jam – unë nuk mund të dalë dhe me u merr me çështje të konsumimit të drogës”.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen disa persona