Kapet në flagrancë dileri i drogës në Pejë, policia i gjen 52 qese me marihuanë

Është arrestuar një person në Pejë pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur edhe 41 qese tjera të vogla najloni me të njëjtën substancë.

Pas matjes së lëndës narkotike, ajo ka rezultuar në peshë 46.1 gramë.

Arrestimi është kryer në rrugën “Mbretëresha Teutë” të enjten rreth orës 14 e 40 minuta.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Qielli i Evropës “vlon” nga airoplanët