Policia arreston aktivisten nga Mitrovica, gjuajti me mjet shpërthyes Qeverinë

Policia e ka arrestuar aktivisten Neri Ferizi pasi e njëjta dyshohet se e ka hedhur një mjet shpërthyes para qeverisë. Videon e arrestimit të saj e ka publikuar Rron Gjinovci.

Më herët u raportua se qindra protestues po e vazhdojnë protestën para Qeverisë. Disa prej tyre ia kanë vënë “flakën” objektit të Qeverisë.

Protesta është organizuar pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Në protestën e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, u panë qindra qytetarë me thirrjet, “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”.

VIDEO

Lexo edhe:  Gjenden mbetje mortore në “Mati 1”, dyshohet të jenë të një shqiptari të zhdukur gjatë luftës – vazhdojnë kërkimet edhe për një trup tjetër