Fatmir Sheholli: Babën tim ma kanë vra shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli për RTI ka folur për vdekjen e babait të tij.

Ai ka thënë se e ka zbuluar përmes disa serbëve se babain e tij nuk e ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sipas tij babain e tij e kanë vrarë shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe.

Sheholli në Radio Televizionin Iliria tha se babai i tij, Maliq Sheholli është vrarë në vitin 1997 dhe shton se atë nuk e ka vrarë UÇK-ja.

“Kur jam shku në Prokurori të Gjykatës Speciale, iu kam thënë pse më keni thirrë. Baba jem është vra në janar të vitit 1997. Babën tem nuk e ka vra ushtria Çlirimtare e Kosovës. Babën tem në bazë të asaj çka di është vra na 97′. Kurrë as një dokument nuk mundesh me gjetë që… a e ka pas Millosheviqi pushtetin atëherë gjykatat në atë periudhe nuk kanë ngritë kurrfarë aktakuze, kjo më ka ba me i marrë me të lëmume do serb që me më kallëzu qysh është puna. Shqiptarë e serbë bashkë, banditët që kanë qenë të lidhur për çështje të lekëve. Kush është kanë ia paftë qyken e hajrit i ardhtë prej zotit” – tha Sheholli.

Ai tutje shtoi se kishte dëgjuar për disa shqiptarë dhe i dinte me emra se kush janë, por pasi që ata kanë vdekur nuk merret më me ta.

“Për disa kam dëgju. Ata nuk janë në jetë tash. S’kam çka i përmendi” – tha ai.

Lexo edhe:  Policia del me radarë te tuneli në Kalimash/ Kosovari kapet duke vozitur rreth 200 km/h, gjobitet me 55 mijë lekë