Djali i dëshmorit shkon pranë varrit të babait ditën e dasmës: “Kam ardhë me flamur e me bashkëluftëtarët tu, na beko i dashur baba”

Biri i dëshmorit Sylejman Bytyqi e ka kurorzuar dashurinë e tij me vajzën që ka zgjedhur të bashkëjetoj dhe të krijojë familje.

Bledi në ditën e martesës bashkë me nusen e tij ka vizituar varrin e babait dëshmor, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, ai ka emocionuar duke shkruar se tek varri shkoi me flamur e bashkëluftëtarët e tij dhe ka kërkuar bekimin e babit.

Postimi i plotë:

I dashur babi,
Nuk ka qenë fare e lehtë që të rritem e të bëhem ky që jam sot -pa Ty
Gjithë këto vite, çdo ditë jete, çdo minutë, kam folur me ty në heshtje…gjithmonë monolog babi…kam ardhë te ti kur kam qenë i mërzitur… kam ardhë te ti për të kërkuar ndihmë për brengat që kam pasur…kam ardhë te ti për të të treguar sukseset…kam ardhë kur më ka marrë malli babi dhe ky varri yt ka qenë prehja ime e vetme. Ndoshta edhe të kam ngushtuar, të më falësh.

Sot,me 22 korrik,qëndroj para varrit tënd disi ndryshe. Kam nusen time në krah. Kam ardhë me tupana e me dasmorë. Kam ardhë me flamur e me bashkëluftëtarët tu.Sot kurorëzoj dashurinë e jetës sime. Na beko i dashur baba. Na uro që të kemi fat, të trashëgohemi. Na uro jetë të gjatë.
I yti,
Bledi

Lexo edhe:  S’ndalen festat me armë: Arrestohet kosovari që gjuajti në një aheng familjar, gjenden rreth 50 gëzhoja