Prishtinasi e kërcënon gruan me vrasje, në Polici thotë se është viktimë: Ajo më ka rrahur mua

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së sotme edhe një grua nga Prishtina, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që disa vjet, për dhunën që ia ka shkaktuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti i fundit para disa ditësh ka qenë i frikshëm pasi viktima ka rrëfyer se si burri e ka kërcënuar edhe me vrasje.

Sinjali mëson se i dyshuari, e ka paralajmëruar gruan e tij se do ta pësojë keq, duke i shkaktuar asaj frikë e shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar se e ka kërcënuar bashkëshorten, të cilën e ka akuzuar për dhunë fizike ndaj tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  E tmerrshme: I riu në Istog dyshohet se tentoi ta dhunojë seksualisht një 11-vjeçar