Radio Montecarlo: Edon Zhegrova po kërkohet për transfer nga klubi më i madh në botë – Real Madridi

Real Madridi po kërkon që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo.

Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central.

25-vjeçari ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktualë të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro.

Zhegrova luajti shumë mirë sezonin e kaluar, mirëpo fillimin e këtij të tanishmit e ka nisur edhe më mirë duke shënuar kundër Paris Saint-Germainit në Ligue 1, dhe duke e dërguar Lillen në Ligën e Kampionëve me golat e tij në fazën e plejofit

Lexo edhe:  Premtimet e Kurtit në opozitë: Tha se buka bëhet 31 cent me VV-në në Qeveri, sot kushton 80 cent – rritja e çmimeve godet gjithnjë e më fort