Mbyllet pikëkalimi kufitar në Merdare, shkak barrikada

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për hyrje-dalje.

Sipas njoftimit, shkak i mbylljes është barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit.

“Deri në njoftim tjetër PPK Merdare është e mbyllur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, një grup i serbëve kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që qarkullimi në drejtim të Kosovës të jetë i pamundur në këtë pikë.

Lexo edhe:  Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë është 38-vjeçare