Lajmi i fundit: Aksident trafiku mes dy Golf-ave në Kçiq të Mitrovicës

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Në fshatin Kçiq ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë dy vetura të tipit Golf, të mbushur me udhëtarë tjerë, shkruan Jepi zë.

Në vendngjarje ende nuk kanë dalur njësitet policore pasi përplasja e veturave posa ndodhi, ndërkohë që përshkak të aksidentit janë shkaktuar edhe kolona.

 

Sipas pamjeve shihet që veturat kanë pësuar vetëm dëme materiale ndërsa vetura e kuqe e ka goditur nga mbrapa veturën tjetër./ Jepi zë

Lexo edhe:  Arrestohet reperi Fero