Lajmi i fundit: Treni godet një veturë, vdes shoferi

Sot rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё.

Bill Clinton në Tiranë, kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni …
I njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё dhe aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(foto ilustrim)

 

 

Lexo edhe:  Nxënësi i shkollës në Pejë kërcënon mësimdhënësin, policia jep detaje