Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj, bie në pranga i dyshuari

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se 18-vjeçari dyshohet se ka marrë viktimën me veturën e tij, ku më pas kanë shkuar në një fshat dhe ka pasur kontakt intim me të.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Lexo edhe:  Dhunë në mes të rrugës në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë