Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Klinë-Gjakovë, Policia jep detaje

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aktident trafiku, në fshatin Volljakë-Klinë, ku kanë mbetur tre persona rë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Kështu ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.

Lexo edhe:  Plumbi qorr bie në oborrin e një shtëpie në Deçan, plagoset 28-vjeçari