Vdekje e dyshimtë në Novobërdë

Policia ka bërë të ditur se ka vdekur një person në Novobërdë.

Rastin e ka lajmëruar shoku i tij, me të cilin po qëndronin në një villë, përcjell Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar ndihmën mjeksore që të shkojë në vikendicë ku ka qenë duke pushuar pasi që shoku i tij viktima mashkull kosovar nuk është duke lëvizur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “E kam gjuajt në bërllok”, “ Ai ka probleme mendore”, si po e keqtrajton Haradinaj zëvendësin besnik të Kurtit