Gjuhet me plumb vetura e mitrovicasit, policia gjen një predhë arme

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është thyer xhami i veturës.

Xhami u raportua se është thyer nga gjuajtja me armë në drejtim të veturës.

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është raportuar në ora 09:40 të mëngjesit, gjersa ankuesi ka thënë se nuk i njeh personat që kanë shtënë në drejtim të veturës së tij.

”Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit të vogël.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Mungesë e rrymës në këto vende për sot