E rëndë: 25-vjeçari në Drenas humb jetën tragjikisht pasi rrëzohet nga rimorkio

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.

Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë deklaruar se i ndjeri duke tentuar të hip në rimorkion e kamionetës së ngarkuar me dru, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë lëndime në kokë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Lexo edhe:  Vidhet arka me para në xhaminë e Drenasit, hoxha Osman Musliu publikon pamjet