Mërgimtari kosovar masturbon në prezencë të djalit të tij, dëbohet nga Zvicra për 5 vjet

Gjykata e Lartë Penale e Luganos dënoi me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet një kosovar 48-vjeçar, i cili në periudhën 2018-2020 masturboi në dhomën e ndenjjes së shtëpisë në prani të djalit të tij, i cili në atë kohë ishte nën 16 vjeç, të paktën në tre raste, raporton Laregione.ch, transmeton Klan Kosova.

Gjatë fazës së marrjes në pyetje mëngjesin e sotëm, burri në fakt kishte deklaruar: “Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”.

Por më pas, i pyetur nga gjyqtari, kosovari me banim në Zvicër ka pranuar se një sjellje e tillë nuk është normale, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.

Por ajo që e bëri të qajë, raporton Laregione, nuk ishte ndjenja e fajit për atë që i shkaktoi të birit, por terrori i dëbimit dhe rikthimit në Kosovë, në vendin e origjinës.

“Dëbimi u urdhërua edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë tonë. Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, i janë grumbulluar borxhet dhe ka bërë një jetë larg vlerave të vendit tonë”. Me pak fjalë, “mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, u tha në gjykatë.

Kosovari po ashtu u akuzua nga fëmijët se kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre.

Lexo edhe:  Familjarët marrin trupat e terroristëve serbë të vrarë në Banjskë