Dyshohet se dëmtuan një flamur në Graçanicë, arrestohen të rinj

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se kanë dëmtuar një flamur në komunën e Graçanicës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se të dyshuarit janë të moshave 22 dhe 31 vjeç.

“Pas pranimit të  informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e  tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.

Lexo edhe:  Kjo është përmbaruesja që po ua "nxin ymrin" qytetarëve, mijëra euro dëme - akuzohet nga Prokuroria