Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është i gjinisë mashkullore.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

 

 

Lexo edhe:  Ky është personi që u mbyt në det në Kavajë së bashku me dy djemtë e tij të mitur