Kontrolloni llogaritë tuaja bankare në Bankën TEB, ato po keqpërdoren për pagesa në rrjetin social Facebook pa autorizimin tuaj

Qytetarë të shumtë janë ankuar në kohën e fundit se paratë në llogaritë e tyre personale në Bankën TEB, janë keqpërdorur për pagesa në rrjetin social Facebook, pa dijenin dhe autorizimin e tyre.

Një situatë e tillë ka ngritur shqetësime tek ata që kanë llogari në këtë bankë, gjë që bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

Pas pranimit të këtij informacioni, Raporto24.com, më 5 tetor, i ka dërguar pyetjet zyrtarisht TEB Bankës, të cilët nuk kanë kthyer përgjigje deri më sot.

Ndërkaq, personat e dëmtuar në këtë rast, të njohur për portalin, kanë pohuar se TEB Banka, u ka thënë se do të mirren me rastin.

Lexo edhe:  Goditet për vdekje këmbësori në Sllatinë