E çuditshme: Pronarët e komplet një lagjeje në Ferizaj i vendosin shtëpitë në shitje, po iu pengon diçka

Shumica e shtëpive në rrugën “Gëzim Sahiti” të Ferizajt janë vendosur për shitje.

Këtë, pronarët e tyre e kanë bërë në shenjë proteste ndaj ndërtimit të një objekti që ka nisur qe një vit e që po duan të ndalet.

“Është prashitë vendi është bërë gropë edhe e kanë marrë ujin prej aty e kanë zbrazë dhe pastaj ka filluar shembja e dheut e është formuar ajo gropa”, tha Azem Tahiri, banori i njërës nga shtëpitë përreth objektit.

Banorët, ankesat i adresuan edhe tek rrjeti i OJQ-ve “Avonet, e këta të fundit iu drejtuan komunës, ministrisë së Mjedisit dhe gjykatës.

“Fillimisht kemi kërkuar nga komuna e Ferizajt që ta revokojë dhe anulojë vendimin e lejes ndërtimore pasi që është në kundërshtim me ligjin e planifikimit hapësinor”, tha Kenan Gashi, nga “Avonet”.

Kështu, më 2 nëntor, komuna vendosi t’ia anulojë lejen e ndërtimit financuesit “Hit Petroll”, por punimet vazhduan edhe më pastaj.

Avokati i kompanisë tha se kjo ndodhi sepse në vendimin e komunës kërkohet që të krijohet siguri në vendpunim.

“Sipas sqarimit të drejtorisë së urbanizmit, kjo pikë nënkupton mbulimin e pllakës së parë, me qëllim që të bëhet mbushja me zhavorr e pjesëve anësore, duke qenë se rrezikohen shtëpitë përreth objektit”, tha Fitim Shabani – avokat i kompanisë “Hit Petroll”.

Kurse drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyçi, deklaroi se aktualisht nuk mund të thotë asgjë se çfarë do të ndërmerret pas anulimit të lejes, derisa të premten dërguan inspektorë për t’i ndaluar punimet.

Sipas avokatit, tash e tutje për çdo pasojë që shkaktohet në shtëpitë rreth objektit, përgjegjësia është e organeve komunale.

Lexo edhe:  Ky është serbi i arrestuar në veri të vendit, dyshohet për përpunimin dhe kultivimin e drogës