Drenicasi e ndërron emrin dhe fenë, bëhet katolik – reagon hoxha nga Mitrovica

Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një qytetar kishte vendosur ta ndërrojë fenë e tij.

Ragip Isufi nga Sankoci përveç fesë ndërroi edhe emrin e tij në Arbër.

Ky vendimi i këtij personi ka ngjallur edhe reagimin e hoxhës nga Mitrovica, Eroll Nesimi.

Hoxha në postimin e tij ka shkruar se ky qytetar me këtë veprim ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë musliman, andaj s’ka pasur as çka ndërron.

“Pra, ai i cili e ka shijuar kënaqësin e Islamit, kënaqësin e namazit, agjërimit, kuranit etj, asnjëherë nuk e braktis fen e tij.

Kurse ai i cili ka qen musliman vetëm me letërnjoftim (musliman i ka shkruar vetëm në dokument) dhe asnjëher nuk ka fal namaz as nuk ka agjëru (dmth nuk ka prakriku asgjë nga Islami), nuk pe di çfar feje paska ndrru ky” ka shkruar Nesimi.

Lexo edhe:  Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen e armatosur në Prizren, ndodhen ende në arrati