Mbrëmë në Skenderaj 02 press ka raportuar për një ngjarje të rëndë, ku ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur. Personat në fjalë, mes vete kanë qenë kushërinj të afërt.

Si erdhi ngjarja deri te vrasja në fshatin Baks të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org

Portali rajoni mëson se familja Musliu dhe familja Rexhepi asnjëherë me parë nuk kishin pasur probleme, madje ato kishin pasur raporte të mira e shoqeri ndermjetë veti.

Por ajo qe meson rajoni nga burime të veta brenda fshatit se deri tek vrasja kishtë ndodhur pasi djali i dorasit kishtë kaluar me veturë me shpejtesi të lartë ka dyert e viktimës i cili po punontë në oborrin e tij; dhe se vëllai i viktimës e kishtë ndaluar djalin e dorasit dhe i kishtë thënë “Pse po vozit shpejt me veturë në fshat, a po don me na shkel fëmijen”, dhe pasi kishtë shkuar në shtëpi ai kishtë lajmëruar prindin dhe axhën të cilët me veturë direkt kishin dalur ku më çrast kishin shkuar dhe kishin shtënë ku si pasoj mbeti i vrarë Besim Musliu, dhe i plagosur punëtori/druvari qe ishtë duke punuar.

Rajoni mëson se viktima ka ardhur para pak ditësh në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

Rastin për portalin rajoni.org e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

“Kemi një rast për një mosmarrëveshje rreth orës 19:40, kemi tre të plagosur, një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë dërguar në QKUK për trajtim. Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen ende”, ka thënë ajo

Lexo edhe:  Hedhen bomba molotovi në një lokal në veri, zjarrfikësit intervenojnë ta shuajnë zjarrin