Traktori me simbolin “Z” duke lëvizur në Pejë

Simboli “Z” është stampuar në një traktor i cili po qarkullonte në fshatin Leshan të Komunës së Pejës.

Indeksonline ka siguruar pamje të bëra gjatë ditës së sotme, ku në traktor shihet “Z” me ngjyrë të kuqe.

Në Rusi, “Z” përdoret si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë, vizatohet ose ngjitet në makina civile dhe billborde, e disa të tjerë e kanë vendosur edhe në bluzat e tyre.

Në fund të marsit, Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit “Z”, i cili konsiderohet si mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Qëndrimi zyrtar i Kosovës është dënimi i pushimit rus të Ukrainës dhe ndaj Rusisë ka vendosur sanksione në përputhje me sanksionet e shteteve perëndimore.

Lexo edhe:  Pylltari përgjegjës lëshoi dokumente fiktive, këta janë tre të dyshuarit për vjedhjen e pyllit në Kamenicë