Devijon debati në mes të Hoxhës dhe Hasanit, “Je ngacmues seksual” – “Ke marrë 5 mijë euro për të regjistruar studentë”
Dibran Hoxha nga organizata ORCA dhe përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA të Universiteti i Prishtinës, Oktai Hasani, e kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin, duke u lëshuar edhe në akuza personale gjatë debatit për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit.
Hoxha së pari, e ka akuzuar Hasanin, duke i thënë se ai dhe organizata që e përfaqëson kanë regjistruar student në UP, me para në vlerë prej pesë mijë eurove.
Atij iu kundërpërgjigj, Hasani duke i thënë se ai ka qenë student i dobët derisa e akuzoi Hoxhën edhe për ngacmim seksual, duke pretenduar se një gjë të tillë e kishte pranuar vetë Hoxha.
Kjo përplasje e ashpër zgjati për disa minuta, me akuza pothuajse të njëjta për njëri-tjetrin dhe vazhdimisht duke i mohuar ato që i thoshte tjetri.