Kjo është gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë që u lëndua në aksidentin mbrëmshëm në Shtime

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë, një grua shtatzënë dhe një burrë.

Shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, në një prononcim për lajmi.net ka bërë të ditur se gruaja e cila kishte marrë lëndime më serioze nga aksidenti, është duke u trajtuar në këtë klinikë.

“Pacientja të cilës ju referoheni është sjell mbrëmë në Qendrën Emergjente si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit që ka marrë në Qendrën Emergjente, pacientja është sjell për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën Intensive ku vazhdon të qëndrojë ende. Lëndimet janë serioze, janë lëndime të rënda, por për momentin gjendja e përgjithshme e saja po paraqitet me qenë relativisht stabile”, ka deklaruar Uka.

Ai ka bërë të ditur se e lënduara ka marrë lëndime serioze në kokë, gjoks dhe ekstremitete.

Kujtojmë se i lënduari tjetër nga aksidenti i mbrëmshëm, ka marrë lëndime më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga