Aksident në Lluzhan të Podujevës, dy persona bëhen për spital

Një aksidenti trafiku ka ndodhur pasditen e sotme mes dy veturave në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00  kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.

Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe:  Hysni Gucati nga oda e tij: Të fala keni prej tanëve, të jeni të bindur te Zoti se ata janë më të fortë se ne