Diferencë e madhe në çmimin e naftës, 1.33€ në Prishtinë, 1.16€ në Gjilan e Ferizaj

17 cent diferenca e naftit është në mes të Prishtinës dhe Gjilanit.

Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline”, shihet se lëvizje të madhe (në centa) ka në mes të komunave të Kosovës.

Në kryeqytet, një litër naftë shkon në 1.33 cent.

Ndërsa, në Gjilan dhe Ferizaj, në disa pompa të benzinës nafta sillet me çmimin 1.16 cent.

Kujtojmë se çmimet e naftës kanë rënë duke arritur në çmimin e derivateve të katër viteve më parë.

Kjo është konfirmuar nga Fadil Berjani, nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 cent, nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë më e lirë“, u shpreh ai.

“Në Kosovë-Dizelli 1.26 €/ lit, Benzina 1.34 €/lit, Shqipëri-Dizel 1.59 €/lit, benzina 1.60 €/, Serbi- Dizell 1.59 €/Lit, benzin 1.60 €/lit”, Mali Zi-Dizel 1.41 €/lit, benzina 1.58 €/lit, Bosnia-Dizel 1.30 €/lit, benzina 1.35 €/lit dhe Maqedonia veriore- Dizel 1.17. €/lit, benzin 1.33 €/lit”, ka treguar ai.

MINT publikonte çdo ditë çmimet tavan të derivateve. Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Lexo edhe:  Babë e bir në Skenderaj përfundojnë në Polici, 60-vjeçari publikoi në rrjete sociale pamjet duke shtënë në ajër