Çmimi i derivateve nga sot s’përcaktohet nga Ministria e Tregtisë

Sot ka përfunduar afati prej një muaji i udhëzimit administrativ, të cilën e kishte nxjerrë Qeveria Kurti për të caktuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në Kosovë.

Si rrjedhojë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për 30 ditë kishte përcaktuar çmimin tavan për çdo 24 orë.

Ministria ka njoftuar se masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë, prandaj nuk do t’i përcaktojnë më çmimet.

“Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët”.

Lexo edhe:  I ishte caktuar masa e paraburgimit, ky është personi që humbi jetën pasi po trajtohej në Spitalin e Gjilanit