Policia jep detaje për vdekjen e 23-vjeçarit kosovar në aksident

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur një 23-vjeçar në Zubin Potok.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur teksa dy të tjerë janë lënduar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave të cilat drejtoheshin nga vozitësit kosovarë.

“INCIDENTET KRIMINALE AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 24.07.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor. Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Prizren, vdes një person, u rrokullis me traktor