Trashëgoi emrin, Ismet Rama betohet si ushtar në moshën që axha i tij ra dëshmor

Ismet Rama që mban emrin e axhës së tij të rënë dëshmor para 23 vjetësh, sot u betua si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ismeti ri u bë ushtar në të njëjtën moshë që axha i tij ra dëshmor për liri.

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 311 rekturë të rinj.

Kjo shënon numrin më të madh të rekrutëve që iu bashkuan FSK-së.

Kujtojmë që këtë javë, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka mundësuar që ushtrisë t’i bashkohen të gjirhë personat deri në moshën 25 vjeçare.

Lexo edhe:  Arrestohet shtetasi kosovar që goditi me thikë 26-vjeçaren shtatzënë të paktën shtatë herë