Buzhala godet Nexhmedin Spahiun: Me ose pa doktoraturë, është oportunist budalla

Vërtetësia e diplomës dhe citimeve të Nexhmedin Spahiut ka shkaktuar debat jo vetëm në emisione politikë, por edhe në rrjete sociale. Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur Spahiun “oportunist budalla” që vrapon nëpër studio televizive, raporton Gazeta Sinjali.

Buzhala reagoi ashpër, duke thënë se Spahiu me ose pa diplomë, është një “clown” që kacafytet nëpër televizione.

“Me ose pa diplome, me ose pa doktorature, Nexhmedin Spahiu eshte thjeshte dhe vetem nje oportunist budalla qe rend neper debate televizive me ftese ose pa ftese.

Nese edhe ne moshen 60 vjecare per cdo nate vrapon prej nje studio ne nje tjeter, prej nje TV ne nje tjeter, kacafytesh sa me njerin sa me tjetrin, nuk je asgje tjeter pos nje cloën me PhD ose pa te, me doktorature ose pa te.

Gati ndjej keqardhje per katandisjen e tij.”

Lexo edhe:  Aksidentohen vetura dhe një motoçikletë në Fushë Kosovë