Plaku nga Drenica: Mi dogjën familjarët për së gjalli e disa shqiptarë po gëzohen që Haga po denon UÇK’në, bre nanën

Këtë javë në rubrikën “Porositë e Lokës/ Bablokut”, të emisionit Kojshia Show, mysafir ishte Bajram Shala nga Drenica, i cili në ketë emision ndau me shikuesit historinë e dhimbshme të familjes së tij.

Ky plak nga Drenica, i cili në këtë intervist rikujtoi dhimbjen e tij që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë tregoi se si forcat serbe i kishin djegur për së gjalli disa anëtarë të familjes së tij. Ai i mllefosur nuk la pa e sharë me nanë edhe Gjykatën Speciale që sipas tij, padrejtësisht po i dënon krerët e UÇK-së, por nuk i kurseu as ata që sipas tij iu gëzohen këtyre denimeve.

Ndiqeni minuten e 19:00 në videon e më poshtme për ta dëgjuar deklaratën e plotë të tij.

 

Lexo edhe:  Aksioni i Policisë ndaj barnatoreve në Prishtinë – zbulohen emrat e barnatoreve si dhe emrat e dy pronarëve të arrestuar