Burri nervozohet për një kredi prej 300 eurosh, u hyn dajak gruas, djalit dhe vajzës

Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze. Policia ka intervenuar në shumë raste të tilla, ku të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë.

Një zënkë ka ndodhur në një familje në fshatin Nerodime e Ulët të Ferizajt, ku viktima janë gruaja, djali dhe vajza e familjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije kryefamiljari dyshohet që për dy ditë me radhë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të moshave 20 dhe 19 vjeç.

Vëlla e motër janë paraqitur në stacion policor ku kanë denoncuar babanë e tyre, teksa kanë zbuluar se motivi që shtyu prindin e tyre të bëjë këtë veprim lidhet me një kredi prej 300 eurosh, të cilin i dyshuari po tentonte ta merrte në bankë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Dikush ia vë flakën një ekskavatori në Jezerc të Ferizajt